Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë sot se agresionit rus kundër Ukrainës mund të mposhtet, duke shtuar se situata në fushëbetejë për momentin mbetet relativisht e qëndrueshme.
“Është Rusa mund të kthehet brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare. Agresioni i saj mund të mposhtet”, tha Zelensky në një konferencë në Suedi përmes një video-lidhje, transmeton Telegrafi.
“Lufta në Ukrainë ka treguar se Evropa duhet të zhvillojë prodhimin e përbashkët të armëve për të siguruar që kontinenti mund të ruajë veten në çdo situatë globale që mund të lindë”, tha presidenti i Ukrainës.
“Dy vitet e kësaj lufte kanë dëshmuar se Evropa ka nevojë për arsenalin e saj të mjaftueshëm për të mbrojtur lirinë dhe aftësinë e saj për të siguruar mbrojtjen”, tha Zelensky, i cili ishte folësi kryesor në konferencën vjetore kombëtare të komunitetit politik dhe të sigurisë suedeze kushtuar mbrojtjes.
Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha në konferencë se detyra kryesore e politikës së jashtme suedeze në vitet e ardhshme do të jetë të mbështesë Ukrainën. /Telegrafi/