Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi Rusinë për sulmin vdekjeprurës të raportuar nga shërbimi i urgjencës i Ukrainës në Zaporizhzhia.
“Kështu e kalon shteti terrorist të ‘Dielën e Palmave’”, tha Zelensky, duke iu referuar festës së sotme sipas ortodoksëve të lindjes, ndërsa të krishterët festojnë të dielën e Pashkëve.
Të paktën dy persona u vranë kur sulmet ruse goditën qytetin jugor gjatë natës, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Një burrë 50-vjeçar së bashku me vajzën 11-vjeçare u vranë pasi sulmet shkatërruan pjesërisht një ndërtesë banimi, thanë zyrtarët në Telegram.
Ekipet e shpëtimit nxorrën një grua 46-vjeçare nga rrënojat, shtoi ajo, raporton cnn.
“Kjo është mënyra se si Rusia e vendos veten në izolim edhe më të madh nga bota, nga njerëzimi”, tha Zelensky. /Telegrafi/