Telegrafi

Zelensky kritikon OKB-në dhe Kryqin e Kuq: Jam i tronditur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte i tronditur nga dështimi i Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq për të ndihmuar pas shkatërrimit të digës së madhe Kakhovka, ndërsa kryeministri ukrainas bëri thirrje për ndihmë urgjente nga organizatat ndërkombëtare humanitare.

“Edhe pse katastrofa ka ndodhur disa orë më parë, ata nuk janë këtu. Ne nuk kemi marrë përgjigje. Jam i tronditur”, tha Zelensky për gazetat gjermane Bild dhe Die Welt dhe Politico.

Kryeministri Denis Shmihal u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare humanitare që të ofrojnë ndihmë emergjente, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky akuzon Rusinë se po gjuan me artileri njerëzit që përpiqen të largohen nga zonat e përmbytura

“Okupatorët rusë as që po përpiqen t’i ndihmojnë ata njerëz, ata i lanë të vdesin. Ne ju ftojmë të merrni përgjegjësinë për evakuimin e njerëzve nga rajoni Kherson nën pushtimin rus. Ne duhet të shpëtojmë jetën e njerëzve që u dënuan me vdekje nga pushtuesit”, tha Shmihal.

Zelensky tha në intervistë se ushtarët rusë qëlluan nga një distancë ndërsa përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar.

“Sapo njerëzit tanë përpiqen t’i shpëtojnë, ata qëllohen”, tha presidenti ukrainas, i cili foli me homologun e tij francez Emmanuel Macron për situatën mjedisore dhe humanitare në rajonin e Khersonit.

“Unë theksova nevojat e përgjithshme të Ukrainës në trajtimin e katastrofës. Ne diskutuam mundësinë e përfshirjes së mekanizmave ndërkombëtarë për të hetuar shkaqet e saj. Diskutuam gjithashtu mundësinë që IAEA (mbrojtës bërthamor i OKB-së) dhe (shefi) Rafael Grossi të forcojnë kontrollin mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia”, tha Zelensky.

IAEA ka njoftuar se pishina e ftohjes së reaktorit në central është plot dhe ka furnizim me ujë për disa muaj. /Telegrafi/