Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz që të tregojë më shumë mbështetje për Kievin, duke e akuzuar se po brengoset shumë për pasojat nga Rusia.
Scholz vazhdimisht është kritikuar për mos-mbajtje të një qëndrimi të ashpër kundër Rusisë, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Gjatë një interviste dhënë për transmetuesin gjerman ZDF, presidenti ukrainas tha se ka nevojë për më shumë “sinqeritet” nga Scholz – duke i treguar haptazi se Gjermania mbështet Ukrainën.
“Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin: nuk mund të ketë tregti mes Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë”, shtoi Zelensky.
Këto komente po vijnë në kohën kur kancelari gjerman është raportuar se mund të realizojë udhëtimin e tij të parë për në Kiev, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/