Telegrafi

Zelensky konfirmon testimin e raketave balistike të prodhuara nga vendi i tij – flet për një plan që synon t’i japë fund luftës me Rusinë

Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina ka kryer me sukses një test të raketës së saj të parë balistike të prodhimit vendas.

“Mund të jetë shumë herët për të folur për këtë, por dua ta ndaj me ju”, tha presidenti në forumin e Pavarësisë së Ukrainës 2024 në Kiev, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zelensky përgëzoi industrinë e mbrojtjes ukrainase për projektin, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi armatimin.

Ajo vjen pasi presidenti më herët u zotua t’i përgjigjet netëve të njëpasnjëshme të sulmeve me raketa ruse në Ukrainë.

Çfarë ka thënë tjetër Zelensky?

Volodymyr Zelensky ka folur sot në një konferencë në Kiev.

Presidenti i Ukrainës tha gjithashtu se vendi i tij ka kapacitetin për të prodhuar midis 1.5 dhe 2 milionë dronë në vit, por “i mungon financimi” për ta bërë këtë.

Ai tha se do të paraqesë një plan te SHBA se si synon t’i japë fund luftës me Rusinë.

Ai thotë se plani do të përfshijë hapa diplomatikë dhe ekonomikë të ndarë nga pushtimi aktual ukrainas i rajonit të Kurskut të Rusisë, për të cilin ai thotë se ka qenë gjithashtu pjesë e një strategjie për ta shtyrë Moskën të fillojë bisedimet e paqes.

Ai ka bërë të ditur se propozimi do t’i paraqitet Joe Biden si dhe kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump.

Zelensky shtoi se ai vazhdon t’u kërkojë aleatëve më shumë fleksibilitet që do t’i lejojë Ukrainës të përdorë armë perëndimore me rreze të gjatë brenda territorit rus. /Telegrafi/