Gjermania ka transferuar dy sisteme mbrojtëse të armëve Patriot shumë të çmuara dhe të shtrenjta në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se kanë marrë sistemet, përpara se të falënderonte kancelarin gjermane – duke thënë se Patriotët mund të “shpëtonin mijëra” jetë ukrainase.
Sistemet, të cilat mund të kushtojnë deri në një miliard euro, mund të përgjojnë raketat ruse, raporton skynews.
“Kjo është pikërisht ajo për të cilën kemi rënë dakord me kancelarin”, deklaroi lideri ukrainas.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje ukrainaso-gjermane do të shpëtojë mijëra jetë njerëzish”, shtoi ai.
Ndryshe, Gjermania është një ndër shtetet kryesore që po e ndihmon Ukrainën në luftën kundër Rusisë që nga 24 shkurti i vitit të kaluar. /Telegrafi/