Telegrafi

Zelensky konfirmon armëpushimin në dy qytetet ukrainase, por i bën thirrje atyre që munden – të qëndrojnë për të luftuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar hapjen e korridoreve humanitare, përmes të cilëve do të lejohen civilët në Mariupol dhe Volnovakha të largohen në zona më të sigurta.

Megjithatë u ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund të luftojnë, që të qëndrojnë dhe vazhdojnë rezistencën kundër agresionit rus, transmeton Telegrafi.

“Kemi arritur marrëveshje për ato qytete që janë në situatë më të rëndë – pra Mariupolin dhe Volnovakhan, për të shpëtuar fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Të sigurojmë medikamente, ushqim për ata që do të vazhdojnë të qëndrojnë në këto qytete”, tha Zelenskyy.

“Ata njerëz që janë të gatshëm të largohen duhet ta bëjnë tani duke përdorur korridoret humanitare, por ata që munden të luftojnë, le të qëndrojnë”, tha ndër tjera presidenti ukrainas. /Telegrafi/