Site icon Telegrafi

Zelensky kërkon “përgjigje të fortë” pas sulmit rus në centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që të ketë një kundërpërgjigje më të fortë” ndaj sulmeve ruse mbi centralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Në një thirrje që i bëri Charles Michel nga BE-ja, Zelensky kërkoi sanksionet mbi industrinë bërthamore të Rusisë, transmeton Telegrafi.

E ky reagim vjen pasi forcat ruset kanë kryer një sulm tjetër në afërsi të centralit bërthamor në Zaporizhzhia.

Lexo po ashtu Ukraina pretendon se trupat ruse po minojnë blloqet e centralit bërthamor

Nga ky sulm është plagosur një punonjës i centralit bërthamor. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e Energoatom.

Në anën tjetër, ukrainasit akuzojnë rusët që po minojnë zonën përreth centralit bërthamor, madje sipas inteligjencës ukrainase Moska po fsheh arsenalin në këtë vend.

Një veprim i tillë po shihet si veprim qyqar, për faktin se nga frika e madhe se do të pësojnë debakël të paparë, i kanë vendosur tanket, artilerinë dhe armët e tjerë në afërsi të centralit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version