Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje edhe një herë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’u refuzojnë vizat qytetarëve të Rusisë, duke deklaruar se blloku nuk duhet të bëhet “një supermarket ku mund të hyjë kushdo”.
Zelensky tha se kërkesa nuk vlen për rusët që kanë nevojë për ndihmë, sepse ata “rrezikojnë lirinë ose jetën e tyre duke kundërshtuar politikat e presidentit rus Vladimir Putin”.
“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e shtetit terrorist të mos përdorin viza Shengen”, shpjegoi i pari i shtetit ukrainas.
Theksojmë se Estonia është bërë shteti i parë evropian që u ka ndaluar rusëve që të kalojnë pushimet në vendin baltik.
“Duhet ta kuptoni se vetëm 10 për qind e popullatës ruse udhëtojnë jashtë vendit – e ata janë me qëndrim në Moskë dhe Shën Petersburg”, tha kryeministrja estoneze, tha Kaja Kallas.
Ndryshe, Inteligjenca britanike ka njoftuar se dy ura në Kherson janë jashtë funksionit dhe kjo do t’ia vështirësojë punën forcave ruse. /Telegrafi/