Site icon Telegrafi

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar falje homologut amerikan Donald Trump për mosmarrëveshjen mes të dyve në Zyrën Ovale, ka thënë i dërguari i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme.

“Zelensky i dërgoi një letër presidentit”, tha Steve Witkoff për Fox News sot, transmeton Telegrafi.

“Ai kërkoi falje për gjithë atë incident që ndodhi në Zyrën Ovale. Unë mendoj se ishte një hap i rëndësishëm dhe ka pasur shumë diskutime midis ekipeve tona dhe ukrainasve dhe evropianëve që janë gjithashtu të rëndësishëm për këtë diskutim”, shtoi Witkoff.

Lexo po ashtu Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Ai gjithashtu tha se mendon se një letër që kërkonte falje për takimin shpërthyes ishte “progres”.

Zelesnky e kishte përshkruar më parë përplasjen si “për të ardhur keq”, por nuk kërkoi falje. /Telegrafi.

 

Exit mobile version