Site icon Telegrafi

Zelensky: Grumbullimi i ushtarëve rusë në kufijtë e Ukrainës, presion psikologjik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sot si “presion psikologjik” grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, në ditën kur ushtria ruse dhe ajo bjelloruse po kryejnë stërvitje ushtarake në territorin e Bjellorusisë.

“Besojmë se grumbullimi i trupave ruse përgjatë kufijve tonë është presion psikologjik nga ana e fqinjëve tonë”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.

Ushtria ruse dhe ajo bjelloruse kanë filluar stërvitjet ushtarake 10-ditore në Bjellorusi.

Kievi dhe Perëndimi besojnë se grumbullimi i forcave ruse në afërsi të Ukrainës, tregon qartë apetitet e Rusisë për pushtimin e këtij vendi.

Në anën tjetër, Rusia po mohon kategorikisht pretendimet se planifikon të kryej sulme mbi Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version