Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm “për shkëmbim” në këmbim të anëtarësimit të vendit të tij në NATO – duke e bërë të qartë se do të ishte i gatshëm të heq dorë nga posti që vendi i tij t’i bashkohet aleancës ushtarake.
Ai gjithashtu bëri të ditur se është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen për minerale me Shtetet e Bashkuara, që ka mbetur aktualisht pezull pasi një debati të nxehtë gjatë takimit me Donald Trumpin në Zyrën Ovale, transmeton Telegrafi.
Zelensky po fliste me gazetarët të dielën mbrëma, pasi pati një takim me liderët botëror në samitin e Londrës që u organizua nga kryeministri britanik Keir Starmer – që propozuan një koalicion nga aleanca evropiane që do të mund të mbronte Ukrainën dhe të “garantonte paqen”.
Presidenti ukrainas është pyetur lidhur me komentet e tij nëse do të jepte dorëheqje që vendi i tij të bëhet anëtar i NATO-s, ai tha: “jam në dispozicion për shkëmbim – pra që vendi im të jetë pjesë e NATO-s”.
“Kur them se jam i gatshëm për shkëmbim në këmbim të anëtarësimit në NATO, kjo do të thotë se misioni im është përmbushur. NATO do të thotë se misioni im është përmbushur”, shtoi Zelensky.
“Për të më ndërruar mu, nuk është aq e lehtë sepse nuk mjafton thjesht të mbahen zgjedhjet. Do të duhej të më parandalonit të marrë pjesë në to”, theksoi Zelensky. /Telegrafi/
.@SkyYaldaHakim asked the Ukrainian president how he’s feeling about the prospect of elections in his country.
He suggests he will resign if Ukraine is given membership to NATO.https://t.co/D1Is4GKP0L pic.twitter.com/fmzsQnwBC6
— Sky News (@SkyNews) March 3, 2025