Site icon Telegrafi

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse “e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se ai do të ishte i gatshëm për bisedime në çdo format nëse ai “e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do të na braktisin”.

Plani i Donald Trump për një zgjidhje të shpejtë në Ukrainë jo vetëm që duhet të ndalojë luftën, por gjithashtu të sigurojë që nuk mund të ketë më agresion rus, ka thënë Zelensky në një intervistë të transmetuar të dielën, përcjeljl Telegrafi.

Ai tha se Ukraina nuk donte të përsëritej përvoja e marrëveshjeve të paqes dhe bisedimeve që dështuan të jepnin rezultate në vitet që pasuan deri në pushtimin në shkallë të plotë në shkurt të 2022.

Ai tha se kjo nënkupton vendosjen e garancive të sigurisë.

“Një konflikt i ngrirë do të çojë në më shumë agresion përsëri dhe përsëri. Atëherë kush do të fitojë çmime dhe do të hyjë në histori si fituesi? Askush. Do të jetë një humbje absolute për të gjithë, si për ne, siç është e rëndësishme, ashtu edhe për Trump”, tha Zelensky për ITV të Britanisë.

“Nëse do të kisha kuptuar se Amerika dhe Evropa nuk do të na braktisin dhe do të na mbështesin dhe do të japin garanci sigurie, do të isha gati për çdo format për bisedime”, tha ai.

Komentet u transmetuan ndërsa Trump tregoi se ai kishte qenë në kontakt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se po bëhej përparim në bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

Kjo do të shënonte bisedën e parë të pranuar zyrtarisht midis Putinit dhe një presidenti amerikan që nga fillimi i vitit 2022.

I pyetur nga gazetarët në bordin e Air Force One të dielën nëse ai kishte pasur bisedën e tij me Putinin që kur u bë president më 20 janar ose më parë, Trump tha: “E kam pasur. Le të themi se e kam pasur… Dhe pres të kem shumë biseda të tjera. Ne duhet të veprojmë që ajo luftë të përfundojë”. /Telegrafi/

Exit mobile version