Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ftuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin, Frank-Walter Steinmeier që të takohen me të në Kiev.
Zelensky e bëri ftesën gjatë një bisede telefonike me Steinmeierin, ku “u sqaruan acarimet e së kaluarës” dhe Steinmeier shprehu “solidaritetin, respektin dhe mbështetjen” për Ukrainën.
Ftesa vjen tre javë pasi Steinmeier u refuzua nga Kievi për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike të Gjermanisë me Rusinë.
Vizita e planifikuar e presidentit gjerman në kryeqytetin ukrainas ishte anuluar në minutën e fundit.
Ndryshe, Gjermania ka filluar që të dërgojë më shumë armatim drejt shtetit ukrainas, pas një hezitimi në fillim të agresionit rus. /Telegrafi/
Had a good, constructive, important conversation with 🇩🇪 Federal President Mr. Steinmeier. Thanked for strong support for 🇺🇦. Expect it to be intensified. 🇩🇪leadership is important to counter 🇷🇺 aggression. Informed about situation on the frontline, critical situation in Mariupol
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 5, 2022