Telegrafi

Zelensky: Forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll më shumë se 6,000 kilometra katrorë territor

Forcat ukrainase kanë kapur edhe më shumë territor nga Rusia ndërsa vazhdojnë kundërofensivën e tyre, ka thënë presidenti i vendit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Volodymyr Zelensky tha se trupat tani kanë rimarrë më shumë se 6,000 kilometra katrorë nga kontrolli rus në shtator, në lindje dhe në jug.

BBC nuk ka arritur ta verifikojë këtë shifër.

Rusia ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Kharkiv, në atë që shihet nga disa ekspertë ushtarakë si një përparim i mundshëm në luftë.

Moska e përshkruan tërheqjen e trupave të saj nga rajoni ditëve të fundit një “rigrupim” me synimin për t’u fokusuar në rajonet Luhansk dhe Donetsk në lindje të Ukrainës.

Ky pretendim është pritur me tallje edhe në Rusi me shumë përdorues të medieve sociale atje që e kanë përshkruar tërheqjen e deklaruar si “të turpshme”. /Telegrafi/