Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se flota ruse nuk është më në gjendje të operojë në pjesën perëndimore të Detit të Zi, dhe se gradualisht po largohet nga Krimea.
“Deri tani, ne nuk kemi arritur kontroll të plotë të zjarrit mbi Krimenë dhe ujërat e saj fqinjë, por do ta bëjmë. Është vetëm çështje kohe”, tha Zelensky në një video fjalim në Samitin e Dytë Parlamentar të Platformës së Krimesë të mbajtur në Pragë, transmeton Telegrafi.
Duke e përshkruar atë si një “arritje historike”, Zelensky tha se nuk ka “baza të sigurta” ose rrugë logjistike plotësisht të besueshme, për ushtrinë ruse në Krime dhe pjesë të Detit të Zi dhe brigjeve Azov nën kontrollin rus.
Zelensky vazhdoi të thoshte se Kievi po vëzhgon ndjenjën në rritje pro-ukrainase në Krime, duke argumentuar se dobësia e Rusisë po bëhet më e fortë se frika e popullit të pushtuar.
“Detyra jonë aktuale është të ruajmë dhe rrisim presionin mbi okupatorin. Thirrja ime e thjeshtë për ju është, mos u ndalni në gjysmë të rrugës”, tha Zelensky. /Telegrafi/