Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur në kohën kur forcat e armatosura ukrainase po përparojnë në rajonin rus të Kurskut.
“Është e rëndësishme të vazhdojmë shkatërrimin e armikut – pikërisht ashtu siç dinë ushtarët tanë, me vendosmëri, pasi kjo mbështet mbrojtjen e vendit tonë, dhe në mënyrë efektive, pasi sjell rezultate. Sa më shumë presion i bëjmë Rusisë, agresorit që solli luftën në Ukrainë, aq më e afërt do të jetë paqja”, tha ai.
Lideri ukrainas shtoi se një paqe e drejtë mund të arrihet me forcë të drejtë.
“Unë u jam mirënjohës të gjithë luftëtarëve tanë, çdo njësie luftarake, për guximin dhe forcën e tyre, të gjithë ata që instinktivisht i shërbejnë Ukrainës. Kjo përfshin linjat e frontit në drejtim të Pokrovsk, Toretsk dhe Lyman, rajoni i Kharkiv dhe kudo mbrojtjen tonë kundër ofensivës. Operacionet e pushtuesve vazhdojnë”, tha i pari i shtetit ukrainas.
Ndërkohë, forcat e armatosura ukrainase raportohet se kanë kapur rob më shumë se 40 ushtarakë rusë, të cilët janë dorëzuar pas disa orë lufte në kufirin ukrainaso-ruse.
Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin duke i shqetësuar gjatë takimit të sotëm me zyrtarët e Këshillit të Sigurisë pas sulmeve të reja të Ukrainës. /Telegrafi/
I am grateful to all our warriors, every combat unit, for their bravery and strength – to everyone who truly serves Ukraine. This includes the front lines in the Pokrovsk, Toretsk, and Lyman directions, the Kharkiv region, and everywhere our defense against the occupier’s… pic.twitter.com/Lsgu09IKiW
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 7, 2024