Site icon Telegrafi

Zelensky flet rreth suksesit të kundërsulmeve të ukrainasve

Gjatë një interviste me NBC News, Volodymyr Zelensky ka folur për kundërsulmin e Ukrainës.

Ai tha se lajmet nga vija e frontit kanë qenë “përgjithësisht pozitive”, por shtoi se situata është “e vështirë”, raporton skynews.

Kundërsulmi është shumë i rëndësishëm për Ukrainën, jo vetëm për të rifituar territorin, por edhe për të dëshmuar se mbështetja miliardëshe e Perëndimit nuk po shpërdorohet.

Lexo po ashtu Sekretari Austin paralajmëron luftë të gjatë në Ukrainë, bën thirrje për më shumë armatime

“Populli ynë heroik, trupat tanë që tani ndodhen në frontin e parë ballë për ballë me rezistencën shumë të vështirë, dhe ne kuptojmë pse, sepse për Rusinë humbja e kësaj fushate kundër Ukrainës, do të thoshte, në fakt, humbje e luftës”, tha ai.

Theksojmë se ukrainasit kanë nisur kundërsulmin e shumëpritur, ku deri më tani kanë çliruar rreth 100 kilometra/katrorë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version