Telegrafi

Zelensky flet rreth sukseseve në Zaporizhzhia dhe Kharkiv

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se forcat që udhëheq kanë arritur të fitojnë terren në luftimet në rajonin juglindor të Zaporizhzhia dhe në veri rreth qytetit të dytë të vendit, Kharkiv.

“Kemi disa lajme pozitive në rajonin e Zaporizhzhias, ku kemi arritur të ndalim përparimin e pushtuesve”, thotë ai.

“Ne po përparojmë gradualisht në rajonin e Kharkiv. Ne po mbajmë pozicionet në Mykolaiv”, shtoi i pari i shtetit ukrainas.

Zelensky thotë se trupat ukrainase janë nën sulm të vazhdueshëm në Severodonetsk, për të cilin ai thotë se po zhvillohet në betejën më të vështirë të fushatës deri më tani.

“Severodonetsk, Lysychansk dhe qytete të tjera të Donbasit, të cilat pushtuesit tani i konsiderojnë si objektivat kryesore, ende qëndrojnë”, thotë presidenti. /Telegrafi/