Telegrafi

Zelensky me fjalim nga Franca: A mund ta fitojë Putini luftën? Jo, sepse ne nuk kemi të drejtë të humbasim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Francën për mbështetjen e saj teksa iu drejtua Asamblesë Kombëtare franceze.

Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se vendi i tij do të dërgojë avionë luftarakë Mirage 2000 në Ukrainë.

Bëhet e ditur se fjalimi i presidentit ukrainas ishte pjesë e një vizite zyrtare në Francë pas përkujtimeve të 80 vjetorit të ditës D, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Jam i sigurt se do të vijë një ditë kur Ukraina do të shohë të aeroplanët në qiellin tonë si ata që pamë dje në qiellin e Normandisë”, tha Zelensky.

Lexo po ashtu Komisioni Evropian do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në BE

“Aviacioni juaj luftarak dhe aeroplanët e shkëlqyer nën komandën e pilotëve ukrainas do të dëshmojnë se Evropa është më e fortë, më e fortë se e keqja që guxoi ta kërcënonte atë”, vazhdoi të thotë presidenti ukrainas.

“Tani, ashtu si 80 vjet më parë, ne mund ta vërtetojmë këtë, fuqinë e unitetit tonë, fuqinë e aleancës sonë, fuqinë e idealeve tona të përbashkëta”.

Zelensky shtoi: “A mund ta fitojë Putini luftën? Jo, sepse ne nuk kemi të drejtë të humbasim”. /Telegrafi/