Site icon Telegrafi

Zelensky falënderon Scholzin për paketën e fuqishme të mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka biseduar në telefon me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ai e ka falënderuar gjermanin për “paketën e fuqishme mbrojtëse” që do të ndihmojë Ukrainën të përballojë pushtimin rus.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se ata kishin diskutuar rreth bashkëpunimit të mëtejshëm në mbrojtje, por nuk dha detaje.

Në një deklaratë të përbashkët me Uashingtonin, Berlini tha se do t’i siguronte Kievit mjete luftarake të këmbësorisë Marder dhe një sistem të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Franca gjithashtu njoftoi këtë javë se po dërgonte automjete të lehta luftarake AMX-10 RC.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version