Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas vendimit që mori Gjermania për të dërguar tanket Leopard 2 në Ukrainë.
Zelensky në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se “është falënderues” ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz, transmeton Telegrafi.
“Tanket gjermane, zgjerimit i mbështetjes në fushën e mbrojtjes dhe misioni për trajnim, është një dritë e gjelbër e partnerëve për dërgimin e armëve tjera të ngjashme. Sapo dëgjova për këto vendime të rëndësishme gjatë një bisede telefonike të realizuar me kancelarin gjerman Scholz. I jam falënderues, sikurse të gjithë miqve tanë në Gjermani”, ka shtuar Zelensky.
E para tij ka reaguar edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i cili tha se tanket gjermane Leopard 2 do të duken “bukur” në Ukrainë.
Në anën tjetër, sonte presidenti amerikan Joe Biden pritet t’i drejtohet opinionit lidhur me situatën në Ukrainë, ku edhe pritet të bëhet i ditur vendimi për dërgimin e tankeve Abrams. /Telegrafi/
German main battle tanks, further broadening of defense support & training missions, green light for partners to supply similar weapons. Just heard about these important & timely decisions in a call with @OlafScholz. Sincerely grateful to the Chancellor and all our friends in 🇩🇪.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 25, 2023