Në adresimin e tij më të fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për dërgimin e pajisjeve dhe armëve të ndryshme.
Ky donacion kap vlerën e 725 milionë dollarëve, kurse Zelensky ka njoftuar edhe për humbjet që i janë shkaktuar forcave ruse si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, transmeton Telegrafi.
“Po bëjmë gjithçka që të zvogëlojmë aftësitë e pushtuesve, aftësi e ushtrisë ruse që të kryej terror mbi Ukrainën”, shtoi Zelensky.
Ai theksoi se kanë arritur të shkatërrojnë logjistikën e rusëve, depot e municionit dhe armë të ndryshme. Sipas tij, numri i përgjithshëm i ushtarëve rusë të vrarë është afro 65 mijë.
Zelensky është i bindur se numri i madh i rusëve dhanë jetën, që një grup i vogël i njerëzve në Kremlin që injorojnë realitetin në terren. /Telegrafi/