Recep Tayyip Erdogan tha se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet për “paqe të drejtë” mes Ukrainës dhe Rusisë.
Presidenti turk ka pritur në Stamboll homologun ukrainas, Volodomyr Zelensky, ku kanë diskutuar rreth mundësisë së përfundimit të pushtimit rus të Ukrainës.
“Ndërsa ne vazhdojmë solidaritetin tonë me Ukrainën, do të vazhdojmë të përpiqemi për t’i dhënë fund luftës me paqe të drejtë bazuar në negociata”, tha Erdogan.
“Turqia është gati të presë një samit paqeje në të cilin do të jetë e pranishme edhe Rusia”, shtoi ai, raporton aa.
❗️ Turkey confirms readiness to hold peace talks with Ukraine and Russia – Erdogan
Zelenskyy responded by saying that Ukraine "does not see how it is possible to invite people who block, destroy and kill everything. We want to get a result – a just peace, just for Ukraine. First… pic.twitter.com/tLYOR8NEFP
— NEXTA (@nexta_tv) March 8, 2024
Ndërkohë, Zelensky u përgjigj duke thënë se Ukraina “nuk e di se si mund të ftohen njerëz që bllokojnë, shkatërrojnë dhe vrasin gjithçka. Ne duam të marrim një rezultat – një paqe të drejtë, vetëm për Ukrainën. Së pari vendet e qytetëruara të botës do të zhvillojnë një plan të detajuar dhe të ketë një rezultat dhe mund ta ftojnë përfaqësuesin e Rusisë. Ata duhet të jenë të gatshëm për një paqe të drejtë”.
Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të udhëtojë së shpejti drejt Turqisë, e cila do të ishte vizita e parë në shtet anëtar të NATO-s.
Ndryshe, udhëheqësi turk theksoi edhe se Iniciativa e Drithërave të Detit të Zi mundësoi gati 33 milionë tonë drithë të arrinin te vende që kishin nevojë emergjente, duke parandaluar një krizë globale ushqimore. /Telegrafi/