Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në qytetin port të Mariupolit do t’i japë fund bisedimeve me Rusinë.
Duke iu referuar një qyteti jashtë Kievit që është shkatërruar nga granatimet e rënda, Zelensky tha për “Ukrainska Pravda” se “Mariupoli mund të jetë si dhjetë qytete të Borodyankas”.
“Dua të them se eliminimi i mbojtësve tonë, djemve tanë, do t’i jap fund të gjitha negociatave”, pohoi ai.
I pari i shtetit ukrainas tha se Ukraina nuk do të tregtojë me territorin, por as me njerëzit e saj, duke shtuar se “Sa më shumë vende si Borodyanka të ketë, aq më e vështirë do të jetë”.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase këmbëngulin se trupat e saj po qëndronin ende në rrënojat e Mariupolit.
Ndryshe, rusët kohë më parë kanë bombarduar edhe një spital të maternitetit dhe për fëmijë në qytetin e Mariupolit. /Telegrafi/