Site icon Telegrafi

Zelensky: E kemi pastruar plotësisht nga rusët qytetin Lyman

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se qyteti Lyman në lindje të rajonit Donetsk, është “pastruar plotësisht” nga forcat ruse.

Forcat ukrainase kanë arritur ta rikthejnë nën kontroll këtë qytet gjatë të shtunës, derisa Kremlini njoftoi se trupat ruse janë tërhequr nga frika se po rrethoheshin nga ukrainasit, transmeton Telegrafi.

Rimarrja e këtij qyteti që ishte nën kontrollin e rusëve nga maji, shënon një fitore tjetër për forcat ukrainase dhe kundërofensivën e filluar një muaj më parë.

E kjo fitore e ukrainase, po vjen në kohën kur dy ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin aneksoi katër rajone të Ukrainës, përfshirë Donetskun.

Deri më tani Moska zyrtare nuk ka pranuar të deklarohet për media, pavarësisht se këto rajone pjesërisht kontrollohen edhe nga ukrainasit.

E analistët ushtarakë po e cilësojnë si veprim qesharak, veprimin e Putinit për aneksim të territoreve që nuk i ka plotësisht nën kontroll. /Telegrafi/

 

Exit mobile version