Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina duhet të jetë e “gatshme” në kufijtë me Bjellorusinë, që është një aleate e ngushtë e Rusisë.
Zelensky gjatë vizitës në rajonin e Lavov ka biseduar me zyrtarët e atjeshëm për situatën e sigurisë në veriperëndim të Ukrainës, dhe mbrojtjen e kufijve të këtij vendi, transmeton Telegrafi.
“Kemi bisedua për mbrojtjen e kufijve shtetëror, gjendjen në kufijtë me Bjellorusinë dhe masat kundër aktiviteteve të dyshimta në rajon”, shtoi Zelensky.
Zyra e presidentit ukrainas ka publikuar edhe pamjet nga takimi, si dhe ceremoninë përkujtimore të ushtarëve të vrarë në luftime kundër forcave pushtuese.
Në Telegram, Zelensky nuk ka komentuar luftimet e ashpra që po ndodhin në lindje të vendit – por se theksoi se ushtria ukrainase ka mohuar pretendimet se rusët kontrollojnë Soledarin, qytet i njohur për miniera.
Kujtojmë që grupi paramilitar rus Wagner sot pretendonte se ka marrë nën kontroll këtë qytet, por Serhii Chervati, zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë se forcat ukrainase nuk e kanë dorëzuar as edhe një pëllëmbë të këtij qyteti – duke parandaluar rusët të thyejnë linjën e tyre mbrojtëse. /Telegrafi/