Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se të gjitha zonat e okupuara përkohësisht të Ukrainës, do të çlirohen dhe nëse trupat ruse nuk largohen, ato do të shkatërrohen.
“Nuk do të flas për gjëra konkrete, sepse ne nuk mund t’u japim terroristëve nga Federata Ruse një shans për t’u përgatitur për metodat dhe hapat tonë drejt çlirimit. Por ne do ta bëjmë këtë, dhe ata duhet ta dinë këtë. Ata kanë ende kohë për t’u larguar përndryshe do t’i shkatërrojmë”, tha Zelensky gjatë një vizite në fshatin Yahidne në rajonin e Chernihivit.
Zelensky nuk saktësoi se kur forcat e armatosura ukrainase do të jenë gati për kundërsulm, por deklaroi se ushtria po përgatitet të jetë e fortë në betejë dhe të çlirojë vendin, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu raportohet se në përvjetorin e çlirimit të fshatit Yahidne, Zelensky vizitoi bodrumin e shkollës ku pushtuesit rusë kanë mbajtur peng civilë për gati një muaj.
Zëvendës-kancelari gjerman Robert Habeck, ambasadorja gjermane në Ukrainë, Anka Feldhusen dhe Andrii Yermak, shef i zyrës së presidentit ukrainas, vizituan shkollën me Zelenskyn.
Duke parë vendin ku pushtuesit torturuan popullsinë vendase, Zelensky tha se do të dëshironte që presidenti rus “të kalonte pjesën tjetër të jetës në një bodrum, me një kovë në vend të një guaske tualeti”. /Telegrafi/
Volodymyr Zelenskyy wished Putin to spend the rest of his days in a basement and with a bucket instead of a toilet
The president of Ukraine also commented on the announced counterattack by the AFU: "They (the occupiers) still have time to get out of there, otherwise we will… pic.twitter.com/XimVPfpAHb
— NEXTA (@nexta_tv) April 3, 2023