Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar në Twitter, se ka pasur një “bisedë të rëndësishme telefonike” me homologun turk Recep Tayyip Erdogan.
“Gjatë bisedës kam theksuar nevojën për evakuim të civilëve nga Mariupoli – përfshirë Azovstalin dhe një shkëmbim të trupave të zënë”, shtoi Zelensky, transmeton Telegrafi.
Zelensky edhe një herë ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga negociatat me Moskën, nëse trupat ruse shkatërrojnë mbrojtësit e fundit që po mbahen të bllokuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.
Ndryshe Turqia ka raporte të mira më të dyja – pra Ukrainën dhe Rusinë dhe Erdogan ka luajtur rol kyç derisa po tentonte të arrinte një armëpushim mes dy kombeve. /Telegrafi/
(1/2) Had an important phone conversation with President @RTErdogan. On the eve of his talks with Putin, I stressed the need for immediate evacuation of civilians from Mariupol, including Azovstal, and immediate exchange of blocked troops.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 24, 2022