Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon të kërkojë ndihmë, kësaj radhe i është drejtuar Parlamentit të Koresë së Jugut.
Ai tha se forcat ruse kanë shkatërruar 938 objekteve edukative dhe pothuajse 300 spitale – që nga fillimi i luftës në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Zelensky gjithashtu tha se trupat e Kremlinit kanë shkatërruar ndërtesat kolektive – duke i shkatërruar qytetet me tanke dhe artileri të rëndë.
“Dhjetëra mijëra banorë kanë humbur jetën në Mariupol. Pavarësisht se rusët nuk kanë ndaluar sulmet, ukrainasit janë të vendosur të vazhdojnë jetën”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/
President Zelenskyy tells the South Korean parliament that Russian troops have destroyed up to "938 educational establishments" and "almost 300 hospitals".
Latest: https://t.co/EsYM2hKVQu
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/Fhi7KIpdKk
— Sky News (@SkyNews) April 11, 2022