Presidenti ukrainas i është përgjigjur fjalimit të presidentit amerikan, Joe Biden gjatë një vizite në shtetin polak.
Volodymyr Zelensky ka reaguar pas fjalimit të fuqishëm të liderit amerikan në Varshavë, duke e falënderuar atë gjithçka që po bënë në mbështetje të lirisë.
“Së bashku po shkojmë drejt një fitoreje të përbashkët dhe atë duhet ta sigurojmë këtë vit!”, shkroi ai në Twitter – duke shpresuar se lufta mund të përfundojë shpejt.
I thank @POTUS and all of America for their leadership in rallying the world in support of freedom and for their vital assistance to Ukraine. Together we are heading towards a common victory, and we must ensure it this year already! 2/2
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 21, 2023
Ndërsa Perëndimi ka thënë se do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet, ukrainasit shpresojnë se kjo nuk do të jetë një luftë e zgjatur – dhe se në vend të kësaj, ata mund të marrin mbështetje të mjaftueshme për të dëbuar Rusinë në një afat shumë më të shkurtër.
Ndërkohë, Biden deklaroi se Ukraina kurrë nuk do të jetë një fitore për shtetin e Rusisë dhe se aleatët perëndimor nuk të ndalen së mbështeturi forcat ukrainase.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikuar të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/