Site icon Telegrafi

Zelensky: Deri në 98% e ndërtesave të Mariupolit janë shkatërruar

Në Mariupol, pothuajse gjithçka është shkatërruar, rreth 95-98 për qind e të gjitha ndërtesave.

Kështu ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për kanalin francez BFMTV, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Njerëzit lokalë, fëmijët, të moshuarit dhe ushtarakët janë të bllokuar. Të bllokuar në qytetin e Mariupolit. Është më shumë si një operacion terrorist nga ana e Federatës Ruse kundër Mariupolit dhe banorëve të këtij qyteti. Gjithçka u shkatërrua atje – 95 -98% e te gjitha ndërtimeve, çdo gjë që ka. Po flasim për shkolla, kopshte, lagje banimi të zakonshme, fabrika – ky është një qytet bregdetar”, tha Zelensky.

Ai vuri në dukje se qyteti është vazhdimisht nën sulme, kështu që shumë njerëz thjesht kanë frikë të dalin jashtë.

Lexo po ashtu Njëzet nga fotografitë më të fuqishme të realizuara në javët e para të agresionit rus në Ukrainë

Sipas tij, një numër njerëzish shkuan në territorin e kontrolluar nga Ukraina, në rajonin e Zaporozhye dhe disa njerëz u evakuuan në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Zelensky vuri në dukje se mijëra njerëz që shkuan në Rusi, ose në pjesën e okupuar përkohësisht të Ukrainës, thjesht u zhdukën.

“Fëmijë, të rritur, të gjithë janë zhdukur. Ata tani janë në qytete të ndryshme, ne e dimë, në kampe speciale në territorin rus, dhe disa thjesht janë zhdukur. Deri më sot, nga 3.5 deri në 5000 fëmijë që kanë shkuar në atë rrugë janë zhdukur. Kjo është një tragjedi e tmerrshme”, tha presidenti.

Agresioni i Rusisë thuhet se ka shkaktuar një nga katastrofat më të mëdha humanitare në Mariupol. Pushtuesit po bombardojnë banorë të paarmatosur dhe po bllokojnë ndihmën humanitare.

Kryetari i bashkisë së Mariupol tha më parë se që nga fillimi i pushtimit rus në qytet u vranë deri në 20,000 civilë. Rreth 120,000 civilë mbeten në Mariupol, të bllokuar. /Telegrafi/

Exit mobile version