Site icon Telegrafi

Zelensky i dërgon telegram ngushëllimi familjes së gazetarit të New York Times, që u vra në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka shkruar një telegram ngushëshillimi familjes së gazetarit amerikan Brend Renaud, që u vra në Ukrainë.

Renaud, 50-vjeç, u qëllua për vdekje në Irpin, në periferi të Kievit gjatë dielës nga forcat ruse, pati njoftuar drejtori i policisë së Kievit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kryetari i Kievit tregon pasojat, pas sulmeve ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas

“Shprehi ngushëllimet familjes së Brend Renaud, që vdiq duke dokumentuar brutalitetin dhe të ligën që po i bëhet popullit. Shpresoj që jeta dhe sakrifica e Brentit do të inspiroj botën për të luftuar kundër të keqes”, ka shkruar Zelensky në postimin e tij.

Kujtojmë që gazetari i New York Times, u vra derisa po raportonte për agresionin rus në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version