Volodymyr Zelensky ka deklaruar se aleatët e Kievit janë të interesuar për një ushtri të fortë ukrainase.
Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin ukrainas këtë pasdite, ai tha se nuk e di se çfarë u diskutua në Moskë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë.
“Çështja e territorit është e ndërlikuar dhe duhet diskutuar më vonë”, tha Zelensky.
Ndryshe,shefat ushtarakë nga e gjithë bota do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar “fazën operative” të mbrojtjes së Ukrainës si pjesë e një force paqeruajtëse, shkruan skynews, përcjell Telegrafi, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Kryeministri britanik Keir Starmer priti një takim virtual të “koalicionit të vullnetarëve” të shtunën, ku përfshiheshin liderë të 26 vendeve, duke përfshirë Ukrainën, plus BE-në dhe NATO-n, për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Duke folur pas takimit 90-minutësh, Keir zbuloi se shefat ushtarakë nga grupi i vendeve perëndimore do të takohen të enjten ndërsa ata do të kalojnë “në një fazë operacionale”.
Ai tha se do të hartojnë plane për të ndihmuar në sigurimin e Ukrainës “në tokë, në det dhe në qiell” nëse mund të arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë. /Telegrafi/