Site icon Telegrafi

Zelensky: Çdo ditë e re është arsye të mos heqim dorë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së vendit, ka deklaruar se Ukraina “ka ndryshuar historinë dhe atë të botës në përgjithësi gjatë këtyre gjashtë muajve luftë të Rusisë.

Ai theksoi se këta gjashtë muajt e fundit kanë treguar se kush ishte “vëllai ynë dhe miku i vërtetë i vendit tonë”, transmeton Telegrafi.

“E tërë bota mësoi se kush janë ukrainasit. Askush nuk do të thotë më asgjë për këtë: është diku atje, afër Rusisë”, shtoi presidenti ukrainas.

Lexo po ashtu Stoltenberg: Vendet e NATO-s duhet të shpenzojnë më shumë në mbrojtje

Madje ai është i bindur se vendi i tij ka “rilindur”, kur forcat ruse vendosën të fillojnë pushtimin e Ukrainës.

“Një komb i ri lindi më 24 shkurt në ora 4 të mëngjesit. Jo lindur, por rilindur. Një komb që nuk qau, bërtiti dhe nuk u frikësua. Nuk ikëm, nuk u dorëzuam e as që harruam. Ky flamur do të jetë aty ku e ka vendin, në Donbas dhe Krime”, shtoi Zelensky.

Sipas të parit të vendit, çdo ditë e re është arsye që ukrainasit të mos dorëzohen, kjo për faktin se kanë kaluar nëpër shumë sfida. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version