Site icon Telegrafi

Zelensky: Bota pa sot fytyrën e vërtetë të shtetit terrorist

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar sot në Twitter disa fotografi nga Kievi, që është një prej qyteteve të shumta ukrainase që nga mëngjesi i sotëm ishin cak i sulmeve të rusëve qoftë me raketa ashtu dhe me dronë.

E nga këto sulme në kryeqytetin ukrainas, sipas policisë së këtij vendi kanë humbur jetën të paktën 10 civilë dhe mbi 60 tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.

“Bota edhe një herë e pa fytyrën e vërtetë të shtetit terrorist që po mbyt njerëzit tanë. Jo vetëm në fushëbeteja, por edhe në qytetet që ka vetëm civilë. Rusia është një vend që fsheh qëllimin e saj gjakatar dhe kriminal me fjalë paqeje. Kjo dëshmon se çlirimi i të gjithë vendit tonë është baza e vetme për paqen dhe sigurinë”, shtoi Zelensky.

Ndryshe ushtria ruse sot ka filluar sulmet ajrore mbi qytetet ukrainase, ku viktima të këtyre sulmeve ishin kryesisht civilë.

E për këto sulme kanë reaguar vendet perëndimore, duke bërë thirrje që të ndalen urgjentisht këto sulme mbi civilët. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version