Site icon Telegrafi

Zelensky: Bota duhet ta shoh të vërtetën, po ballafaqohemi me një shtet që nuk dëshiron paqe – shtet terrorist

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur në Telegram se forcat ruse kanë kryer sulme ajrore në Zaporizhzhia.

Përbri fotografive dhe videove nga vendi i ngjarjes, ai ka shkruar në Telegram se “bota duhet ta sheh të vërtetën”, transmeton Telegrafi.

“Sulmi me raketa mbi popullatën civile në Zaporizhzhia ka shkatërruar ndërtesat kolektive dhe shtëpitë private, ku njerëzit ishin duke fjetur, bërë jetë të qetë dhe kurrë nuk e kishin sulmuar askënd”, shtoi Zelensky.

Ai madje bëri të ditur se Ukraina për asnjë moment nuk e ka dashur luftën, dhe nuk ka bërë diçka që ta provokojë situatën.

“Po ballafaqohemi me një shtet që nuk dëshiron paqe. Me një shtet terrorist”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Në anën tjetër, kundërofensiva ukrainase është duke vazhduar në veçanti në rajonet që janë nën kontrollin e rusëve. /Telegrafi/

Exit mobile version