Site icon Telegrafi

Zelensky bisedoi në telefon me Bidenin: Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se kishte një bisedë të shkëlqyer me homologun amerikan, Joe Biden.

I pari i shtetit ukrainas me këtë rast e falënderoi kolegun amerikan për “mbështetjen e palëkundur”.

Lexo po ashtu Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia u shkëput nga rrjeti elektrik i Ukrainës

Një ditë më parë, Biden njoftoi rreth 3 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë raketa kundërajrore, artileri, mbrojtje me dron dhe pajisje radari.

Paketa e re është ndihma më e madhe ushtarake amerikane deri më sot, duke e dërguar shumën totale të dorëzuar ose premtuar në më shumë se 13 miliardë dollarë.

“Ne diskutuam hapat e mëtejshëm të Ukrainës në rrugën tonë drejt fitores ndaj agresorit dhe rëndësinë e mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për krimet e luftës”, shkroi ai në Twitter.

Lexo po ashtu Rruga kryesore për rusët në Evropë ishte veriu, por asaj po i vjen fundi

Ndryshe, Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia u shkëput për here pare nga rrjeti elektrik i Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version