Site icon Telegrafi

Zelensky: Bisedimet e paqes janë të mundshme vetëm pasi trupat ruse të tërhiqen nga Ukraina

Bisedimet e paqes do të jenë të mundshme vetëm pasi trupat ruse të tërhiqen nga Ukraina, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky i bëri komentet pas takimit me liderët afrikanë në Kiev më herët sot, transmeton Telegrafi.

Delegacioni i liderëve afrikanë vizitoi Ukrainën në një mision paqeje dhe do të shkojnë nesër në Rusi.

Presidenti ukrainas i ftoi ata të marrin pjesë në një samit global për paqe më vonë këtë vit.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa tha se vendet afrikane janë të përgatitura të marrin pjesë më tej në një marrëveshje paqeje në Ukrainë, ndërsa presidenti i Komores, Azali Assoumani tha se një pakt duhet të kalojë përmes kartës së Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version