Site icon Telegrafi

Zelensky i bën thirrje sërish ushtarëve të mobilizuar rusë që të dorëzohen

Zelensky i bën thirrje sërish ushtarëve të mobilizuar rusë që të dorëzohen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, edhe një herë i ka bërë thirrje ushtarëve të mobilizuar rusë që të dorëzohen dhe të refuzojnë urdhrat e eprorëve të tyre.

“Edhe një herë ua rikujtojë qytetarëve të Rusisë, që nuk duan të marrin pjesën në këtë luftë kriminale, por që janë dërguar dhunshëm në luftë, se e kanë edhe një mundësi”, shtoi Zelensky.

Ai theksoi se ata që dorëzohen ukrainase do të shpëtojnë pa as lëndimin më të vogël, dhe se këtë ua garanton Kievi.

“Të gjithë që i dorëzohen ukrainase do të shpëtojnë. E kushdo që vazhdon të luftojë për ushtrinë ruse përfshirë këtu edhe mercenarët, nuk do ta kenë mundësinë e dytë”, shtoi Zelensky.

Megjithatë sërish ua bëri me dije rusëve se Ukraina do të rikthej gjithçka që i takon, duke iu referuar rajoneve të aneksuara nga ana e Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version