Telegrafi

Zelensky i bën thirrje qytetarëve të huaj t’i bashkohen ukrainasve në luftën kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar qytetarëve të huaj nga e mbarë bota që t’ju bashkohen në luftë kundër Rusisë.

Në një kumtesë të lëshuar në ueb-faqen e presidentit thuhet: “Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë. Kushdo që dëshiron t’i bashkohet mbrojtjes së Ukrainës, nga Evropa dhe bota mund të vijnë dhe të luftojnë përkrah nesh kundër luftës kriminale të Rusisë”, transmeton Telegrafi.

Një divizion i ndarë është formuar për luftëtarët e huaj – pra në Legjionin Ndërkombëtar për mbrojtjen e territorit të Ukrainës.

Madje sipas presidentit Zelensky nuk ka kontribut më të madh që mund të jepet sesa arritja e paqes. /Telegrafi/