Telegrafi

Zelensky bën thirrje për demilitarizim të Zaporizhzhia, për të shmangur ndonjë katastrofë bërthamore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje inspektorëve të IAEA, që të detyrojnë forcat ruse të demilitarizojnë centralin bërthamor Zaporizhzhia dhe të rikthehet menjëherë nën kontrollin e Ukrainës.

Zyrtarët nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike (IAEA), kanë udhëtuar javën e kaluar drejt këtij centrali bërthamor, nga ku kanë paralajmëruar se “është nevojë urgjente” që të ndërmerren masa për të parandaluar ndonjë incident bërthamor në këtë central, që njëherit është më i madhi në Evropë, transmeton Telegrafi.

Zelensky ka bërë thirrje për siguri bërthamore dhe zonë të mbrojtjes që do të duhej të krijohej përreth centralit, pasi është rritur frika për dëmtim fizik të centralin si rezultat i bombardimeve ruse.

Lexo po ashtu Zelensky është lideri i parë i huaj që zhvilloi një bisedë me kryeministren e sapozgjedhur britanike, Liz Truss

Gjatë adresimit më të fundit, Zelensky theksoi që kur Rusia e ka vënë botën buzë katastrofës bërthamore – varet nga bota nëse duan të ndërmarrin masat e duhura që të sigurohen se Rusia duhet të ndalë terrorin.

“Besoj që bota jo vetëm që meriton por edhe ka nevojë që përfaqësuesit e IAEA ta detyrojnë Rusinë të demilitarizojë territorin përreth Zaporizhzhia, dhe të rikthehet nën kontrollin e Kievit”, shtoi presidenti ukrainas.

Në anën tjetër nga IAEA kanë bërë të ditur se kanë parë nga afër dëmet në sipërfaqen e asfaltit – mure dhe dritare të centralit bërthamor – si në njësitë ndërlidhëse të reaktorit. /Telegrafi/