Site icon Telegrafi

Zelensky i bën thirrje nënave ruse të mos i dërgojnë fëmijët në luftë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë apel nënave ruse që të mos i dërgojnë djemtë e tyre për të luftuar dhe të jenë të kujdesshëm kudo që gjenden.

Në një lutje plot emocione, ai tha: “Dua edhe një herë t’i them nënave ruse, në veçanti nënave të ushtarëve rusë – mos i dërgoni fëmijët në luftë në një vend të huaj”, transmeton Telegrafi.

Ai madje u ka bërë thirrje atyre që të mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje ushtarake ku nuk ka luftime – dhe se duhet të “veprojnë menjëherë” nëse kanë dyshime se po i dërgojnë në luftë në Ukrainë.

Lexo po ashtu Imazhet e reja satelitore tregojnë shtëpi të djegura, dhe trupat ruse duke tentuar t’i afrohen Kievit

Kjo lutje e tij vjen pasi që Rusia të premten për herë të parë ka pranuar për prezencën e rekrutëve nga radhët e forcave të tyre në Ukrainë, ku shumica prej tyre nuk ishin të trajnuar për luftë dhe dhjetëra prej tyre tashmë janë rob lufte.

Duhet theksuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytete të ndryshme ukrainase, përfshirë kryeqytetin – Kievin, ka pasur luftime të ashpra. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version