Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje bashkëkombësve që të bashkohen dhe të luftojnë në prag të Ditës së Pavarësisë, kur edhe do të mbushen gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.
“Duhet të luftojmë për fitore të Ukrainës, kemi akoma shumë punë, duhet të jemi të bashkuar”, shtoi Zelensky në videon e tij më të fundit, me të cilën i drejtohet kombit ukrainas, transmeton Telegrafi.
Ukraina javën e ardhshme – përkatësisht më 24 gusht shënon Ditën e Pavarësisë – e kjo datë njëherit shënon gjashtëmujorin që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë.
Zelensky ka paralajmëruar se si forcat ruse atë ditë mund ta shfrytëzojnë për të kryer sulme brutale.
“I tillë është armiku ynë”, shtoi Zelensky – duke theksuar se terrori rus në Kharkiv dhe Donbas nuk ka të ndalur.
Ai porositi se ditëve të ardhshme pret vizita të partnerëve të Ukrainës – duke pranuar se “lufta ka ndryshuar gjithçka për Ukrainën, Evropën dhe pjesën tjetër të botës”.
Sipas tij, qëllimi i Rusisë është poshtërimi i Ukrainës, duke përhapur frikë dhe konflikt – kështu që sipas tij nuk duhet të gjunjëzohen dhe të tregojnë pikat e dobëta. /Telegrafi/