Telegrafi

Wladimir Klitschko me bashkëpunëtorë udhëton për në Gjermani

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur sot në profilin e tij në Twitter, se Wladimir Klitschko ka udhëtuar për në Gjermani.

Klitschko ka shkruar sesi sot është shumë e rëndësishme të bashkohen forcat, dhe të konsolidohen vendet që janë shfaqur haptazi mike të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Miq! Sot është e rëndësishme të bashkojmë forcat si në Ukrainë, ashtu dhe në konsolidimin e pozicionit dhe veprimet të vendeve partnere”, shkroi ish-kampioni i peshave të rënda në boks.

Lexo po ashtu Putinit nuk po i shkon pushtimi sipas planit, nënshkruan dekretin për 134 mijë rekrutë të rinj që do t’i bashkohen ushtrisë ruse

Ai njoftoi se vëllai i tij ka udhëtuar me delegacionin e Ukrainës, në një takim zyrtar në Gjermani.

Kujtojmë që gjatë 17 marsit, Klitschko u kishte thënë deputetëve gjermane se po ndërtohet një lloj i ri i murit të Berlinit i cili ndan Evropën. /Telegrafi/