Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Bruksel për takime me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, në një përpjekje për të mbledhur mbështetje shtesë për luftën kundër Rusisë.
Zelensky tha në selinë e NATO-s në Bruksel se është e rëndësishme që Kievi të marrë sisteme të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të mbrojë njerëzit, rrjetin e energjisë dhe furnizimin me grurë nga sulmet ruse, transmeton Telegrafi.
Me vlerësimin se dimri do të jetë një sfidë e madhe për Ukrainën, Zelensky tha se do të ketë mundësinë të bisedojë me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës, samiti dyditor i të cilëve filloi sot në Bruksel.
“Do të flasim për shtypjen e Rusisë dhe përfundimin e luftës”, tha Zelensky me mesazhin: “është e rëndësishme të mos jesh vetëm”.
Zelensky tha se është e rëndësishme t’u ofrohet mbështetje njerëzve që janë viktima të sulmeve terroriste në Izrael.
Important visit to NATO HQ to strengthen our resilience as winter approaches.
I will meet with @JensStoltenberg, @SecDef, and address the Ramstein meeting. I will also hold talks with @alexanderdecroo.
The key focus: our common defense of freedom and people.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 11, 2023
SHBA po pret një takim të Grupit të Kontaktit të Ukrainës, duke kërkuar më shumë armë dhe municion për Kievin.
JUST IN – Zelensky visits NATO HQ, meets US Sec of Defense Austin pic.twitter.com/nJ0Oz8xSKE
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) October 11, 2023
Aleatët e NATO-s dhe vendet partnere presin të zbulojnë se çfarë pajisje ushtarake i duhen Ukrainës. /Telegrafi/