Site icon Telegrafi

Zelensky arrin në Arabinë Saudite

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite.

Mbretëria e këtij vendi është nikoqire e takimit dhe bisedimeve që do të zhvillohen nesër mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainë, pavarësisht asaj se Zelensky nuk do të jetë pjesë e tyre.

Në vend të kësaj, ai po qëndron në Arabinë Saudite që të takohet me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, transmeton Telegrafi.

Ndryshe një takim mes presidentit ukrainas dhe homologut amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kishte përplasur dyshen, ku presidenti amerikan akuzoi Zelensky se nuk është falënderues për atë çfarë kanë bërë SHBA-të për Ukrainën.

Madje në atë takim ishte paraparë që të arrihet dhe nënshkruhet marrëveshja për mineralet e rralla, që do t’i jepeshin SHBA-së në këmbim të vazhdimit të ndihmës kundër agresionit rus. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version