Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar automjetet që i përkasin misionit humanitar të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në rajonin e Donetskut, duke vrarë tre persona.
Ndërsa, dy persona janë lënduar, sipas Zelenskyt, shkruan the Guardian.
Në një postim në X, lideri ukrainas shkroi:
“Një tjetër krim lufte. Sot, okupatori sulmoi automjetet e misionit humanitar të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në rajonin e Donetskut. Deri më tani, dimë për dy persona të lënduar të cilët po marrin të gjithë ndihmën e nevojshme. Fatkeqësisht, tre persona u vranë në këtë sulm rus. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e tyre”.
“Në këtë luftë, gjithçka është absolutisht e qartë – Rusia mbjell të keqen, Ukraina mbron jetën. Nëse dikush dëshiron të dëgjojë të dyja palët, në Rusi, ajo përceptohet vetëm si leje për të vrarë përsëri”.
Bota duhet të përgjigjet me vendosmëri dhe me parime. Vendet dhe organizatat ndërkombëtare nuk mund të qëndrojnë indiferentë. Vetëm së bashku bota mund ta detyrojë Rusinë të ndalojë këtë terror dhe ta bëjë Moskën të kërkojë paqen”. /Telegrafi/
Another Russian war crime. Today, the occupier attacked vehicles of the International Committee of the Red Cross humanitarian mission in the Donetsk region.
As of now, we know of two injured people who are receiving all necessary assistance. Unfortunately, three people were… pic.twitter.com/Ta2Vbj9TSj
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 12, 2024