Site icon Telegrafi

Zelensky akuzon Rusinë për “mizoritë naziste” gjatë pushtimit të vendit të tij

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për zbatimin e “një rindërtimi të përgjakshëm të nazizmit”.

Në një fjalim për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore, ai tha se ushtria ruse po përsëriste “mizoritë” naziste gjatë pushtimit të vendit të tij.

“Errësira është kthyer në Ukrainë dhe është bërë sërish bardh e zi”, tha ai në adresimin e tij me video.

Pamjet në video treguan liderin ukrainas në sfondin e ndërtesave të shkatërruara të banimit, transmeton Telegrafi.

“E keqja është kthyer, me uniformë të ndryshme, me slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim”, shtoi ai.

Videoja tregonte gjithashtu pamjet arkivore të Luftës së Dytë Botërore dhe pamjet bardh e zi të pushtimit rus.

Kur Ukraina u pushtua nga Rusia në fund të shkurtit, Moska thoshte se operacioni i saj ishte pjesërisht për të “de-nazifizuar” vendin.

Presidenti rus, Vladimir Putin iu kthye temës në fjalimin e tij duke uruar duke uruar ish-kombet sovjetike për 77-vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste, duke thënë se “si në vitin 1945, fitorja do të jetë e jona”.

Zyrtarët ukrainas kanë frikë se Rusia mund të shtojë sulmet e saj të hënën përpara përkujtimit të Ditës së Fitores së Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version