Ukraina dhe Rusia po fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimin e një shkolle, që është përdorur për strehimin e civilëve të moshuar në rajonin e Kursk të Rusisë që është pushtuar nga ukrainasit.
Katër persona humbën jetën dhe 84 tjerë u plagosën, pasi ekipet e shpëtimit i nxorën nga rrënojat e objektit të shkatërruar në Sudzha, që shërbente edhe si strehë për disa policë ukrainas.
Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Fotografitë dhe videot shfaqin pasojat e sulmin që rezultoi me fatalitet për civilë.
Në një video shihen një civil i plagosur që trajtohet nga ekipet emergjente.
E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për bombardimin e popullit të vetë, në atë që Kievi po e cilëson si veprim të qëllimshëm për të akuzuar trupat ukrainase.
“Kjo tregon se sa është e etur Rusia për luftë në Sudzha të rajonit Kursk, ku goditi shkollën e mbushur me civilë”, tha Zelensky. /Telegrafi/